Pushtoi rrjetin, vogëlushit i dhurohen para nga e gjithë bota
Fotoja e një djali kinez me flokët e ngrira nuk ishte qesharake. Ajo u bë virale në rrjete sociale, mbase disa qeshën me të, se kujtuan mos ishte ndonjë lojë në shkollë, por jo. Vogëlushi Wang Fuman, kishte ngrirë vërtet.
Madje jo vetëm flokët, por edhe vetullat, edhe qerpikët. Ai kishte ecur më shumë se 4 km në këmbë, në temperaturën minus 9 gradë, për të shkuar në shkollë, se ishte dita e parë e provimeve përfundimtare. Këtë rrugë e bën çdo ditë.
Edhe në familje nuk ka mirëqenie. Jeton me gjyshen dhe motrën, pasi prindërit migrojnë në qytete të tjera për të punuar. Se në fakt i gjithë qyteti ku ai jeton është i shkatërruar. Në 2016-ën një tërmet shkatërroi gjithçka.
Nga fotoja dhe historia, shumë njerëz dhuruan para dhe u mblodhën rreth 50 mijë dollarë, nga të cilat vetëm 8 mijë iu dhanë vogëlushin Wang. Të tjerat do të përdoren për fëmijët që janë në situatën e tij, për t`u blerë kapuç dhe dorashka. Që të paktën të mos ngrijnë./Tirana Post/
KOHA JONË SONDAZH

