Puthje dhe përqafime pasionante mes Macron dhe ministres së Sportit

Interneti po gumëzhin nga fotot që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macron duke ndarë një moment emocionues me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.

Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte.

Fotoja tregon Macron, 46 vjeç, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe.

Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.

Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat ​​publike ku ajo jetonte.

 

SHKARKO APP