”Puthje vëllazërore socialiste” (Fotolajm)
Rrjetet sociale po shohin një puthje të montuar mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin. Me moton ”krenari e dashuri”, artisti italian Andrea Villa ka dashur të shprehi një rikthim të së kaluarës.
”Puthja vëllazërore socialiste” mes Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretari i përgjithshëm i BRSS dhe presidenti i RDGJ në vitin 1979, u fut në histori.
“Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e shkëmbimit të një puthjeje vëllazërore në buzë për të përshëndetur njëri-tjetrin në një ceremoni zyrtare”, shpjegon artisti.