Putin do mobilizim, mijëra rusë fillojnë të braktisin vendin

Fill pas vendimit të fortë nga Vladimir Putin për të shpallur mobilizim e pjesshëm, mijëra rusë kanë filluar të prenotojnë të gjithë vendet e lira në avionët që shkojnë në destinacione si Turqia dhe Armenia.

Ata që nuk po munden të ikin në vijë ajrore, po i drejtohen kufijve perëndimorë, ku në veçanti Finlanda, dhe Letonia duken vendet më të kërkuara.

Llogaritet që do të jenë rreth 300 mijë rezervistët që do të thirren në fazën e parë, kryesisht ish-ushtarë dhe oficerë nën 45-vjeç.

SHKARKO APP