Putin do përdorë armë bërthamore? Në Ukrainë po shitet në masë jodi

Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sugjerimeve të forta se Moska po e konsideron një lëvizje të tillë pas dështimeve të ushtrisë në terren. Ata po marrin me shumicë jod, pasi përdoret për trajtimin e helmimit nga rrezatimi.

“Mund të presësh gjithçka nga Putini. Ai është një idiot”, thotë një qytetar. Të tjerë po i përgjigjen me humor paralajmërimeve për apokalips bërthamor.

A ekziston vërtet mundësia që Rusia të përdorë armë bërthamore? Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë thënë vazhdimisht që po e marrin me seriozitet paralajmërimin e Putinit, e madje Uashingtoni po shqyrton edhe skenarët se si do të reagojë ndaj një mundësie të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ekspertëve të sigurisë në SHBA, Putin i cili kurrsesi nuk do të pranojë humbjen në Ukrainë, mund të realizojë një sulm që do ishte një hap larg të qenit bërthamor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?