“Putin është në kërkim të luftës”, politikani rus zbulon se…

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tlllerson, thuhet do të dërgojë një mesazh në Moskë këtë javë por Putin e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta takojë atë.

Mbi sanksionet e reja perëndimore, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se nuk mund të komentojë. “Duke mos ditur se për çfarë ne po flasim, është e vështirë të flas në lidhje me reagimin tonë ndaj saj”,-tha ai.

Politikani liberal, Grogory Yavlinsky, paralajmëroi sot se, “Vladimir Putin është në kërkim të një “lufte” për të konsoliduar pozicionin e tij në pushtet, ku protestat mbi korrupsionin e dyshuar nga figura të larta, u rritën kundër sundimit të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse situata përkeqësohet, pushteti do të kalojë në një rrezik në mënyrë që të tërheqë vëmendjen larg dhe për ta konsoliduar”, deklaroi Yavlinsky. “Me shumë gjasa, do të jetë një lloj lufte”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politikani liberal, sugjeroi se Presidenti Putin kishte përdorur të njëjtën taktikë më parë, për shembull, në Ukrainë. Por ai paralajmëroi Sirinë, ku tensioni tani është “kurth për Rusinë”.

Politikani ka gjasa të kërkojë të dalë kundër Putinit në zgjedhjet Presidenciale gjatë vitit të ardhshëm, ku ka theksuar se: “Vetë Rusia mori në kënetë luftën e pafund në Lindjen e Mesme, ku tani konkurrentët tanë kanë nevojë për vetëm një gjë, për të na mbajtur atje për aq kohë sa të jetë e mundur, që të fundosej atje përgjithmonë. Ne duhet të dalim nga atje tani. Por kjo është shumë e vështirë në këtë moment, sepse sulmi i amerikanëve në Siri është marrë si një sfidë”.

Ai pohoi se Putin ka gjykuar Donald Trump, duke shpresuar se ai do të ishte një aleat rus. “Që nga fillimi ishte e qartë se Trump nuk do ta tërheqte Rusinë jashtë izolimit dhe sanksioneve ndërkombëtare”.

“Por sulmi amerikan në bazën qeveritare të aviacionit në Siri është fundi i lojës së quajtur se Trump është i joni. Ajo duhet të jetë e qartë për të gjithë se vendi ynë nuk ka nevojë për të shtyrë këtë konflikt deri në luftën e nxehtë me SHBA. As ekonomia jonë, as mundësitë tona ushtarake nuk mund ta përballojë atë”.

Burimi: Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?