Putin firmos ligjin që e lejon të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036
Bota E Hënë, 5 Prill 2021 17:01
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri që e lejon të kandidojë edhe për dy mandate të tjera në Kremlin, pasi mandati aktual të përfundojë në vitin 2024. Ligji i ri, i cili i hap rrugë qëndrimit të Putin në pushtet deri në vitin 2036, nëse zgjedh të rikandidojë dhe i fiton zgjedhjet, vjen pas ndryshimeve kushtetuese të bëra vitin e kaluar.