Putin flet hapur për luftën: Nuk kishim zgjidhje tjetër, duhej të ndaloja gjenocidin mbi popullin e Donbasit
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë do të arrijë qëllimet e saj “fisnike”.
Ai ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të niste një operacion ushtarak dhe një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës, duke shtuar se kjo ishte e pashmangshme.
Putin theksoi se vendi i tij nuk planifikon të izolohet nga pjesa tjetër e botës dhe se forcat ruse që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po vepronin “me guxim dhe efikasitet”.
Ai tha se Rusia “nuk mund të tolerojë më gjenocidin që po kryhet mbi popullin rusishtfolës në rajonin e Donbasit”.