Putin flet me Erdoganin, shpalos kërkesat ndaj Ukrainës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur për kërkesat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën.
Kërkesat ndahen në dy kategori. Në të parën janë 4 pika dhe sipas Kalin nuk janë të vështira që Ukraina t’i plotësojë. Mes tyre është që Ukraina të bëhet një shtet me status neutral dhe të mos aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s, gjë të cilën Zelenski e ka pranuar tashmë.
Ukraina të çarmatoset dhe të japë garanci se nuk është kërcënim për Rusinë. Moska kërkon që të mbrohet gjuha ruse në Ukrainë dhe atë që e cilësojnë de-nazizim.
Në kategorinë e dytë të kërkesave, Putin ka thënë se për këto duhet të bisedojë ballë për ballë me Zelenskin. Një pikë është statusi i rajonit të Donbasit dhe Krimesë. Mendohet se Rusia do t’i kërkojë qeverisë së Ukrainës që të heqë dorë nga territori i saj në lindje.
Moska mund t’i kërkojë që të pranojë formalisht se Krimea tani i përket Rusisë. Këto kërkesa konsiderohen si të papranueshme nga Ukraina pasi Rusia nuk ka asnjë të drejtë ligjore mbi Krimenë.