Putin gati t’i ofrojë azil politik ish kreut të FBI-së, Comey
Presidenti Rus, Vladimir Putin deklaron se Rusia është gati ti ofrojë azil politik ish drejtorit të FBI-së, James Comey, nëse ndaj tij SHBA ngre hetim.
Putin komentoi këto në sesionin e përvitshëm pyetje-përgjigje me qytetarët rusë, i cili transmetohet në televizionin shtetëror.
Është një gjë e mirë që Comey nuk akuzoi Rusinë për ndërhyrje në numërimin e votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016, tha Putin
Presidenti tha se ndikimi i Rusisë në mendjet amerikane nuk ishte më i madh se ai i Amerikës, i cili sponsorizon OJQ-të në mbarë botën me një qëllim për të ndikuar në vendet ku ata punojnë” citon Russia today.
KOHA JONË SONDAZH

