Putin “humb” edhe aleatin në BE, Orban: Të rikthejmë paqen
Bota E Diel, 27 Shkurt 2022 08:08
Bota e dënon sulmin rus, ndaj dhe Moska zyrtare duket sikur humbi edhe një aleat të fortë në BE, ndoshta të vetmin. Fjala është për kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Hungaria deklaroi mbrëmë vonë se është totalisht dakord me sanksionet e caktuara nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë.
“Sot nuk është dita për të qenë të zgjuar, sot është dita për të qenë të bashkuar. Kemi një luftë dhe duhet absolutisht të kthejmë situatën e mëparshme duke kërkuar paqen”, deklaroi Orban, që mbetet një nga liderët europianë më të diskutuar për pozicionet e tij ekstremiste.