Putin i prerë në fjalimin e fundvitit për Ukrainën: Askush nuk mund të na ndajë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar hapur në fjalimin e tij të fundvitit se Rusia kurrë nuk do të tërhiqet nga Ukraina dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

“Ne kemi treguar herë pas here se mund të zgjidhim detyrat më të vështira dhe se nuk do të tërhiqemi kurrë sepse asnjë forcë nuk mund të na ndajë”, tha Putin.

Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt luftën në Ukrainë, Putin u bëri homazhe ushtarëve duke i konsideruar ata “heronjët tanë”.

Në vitin 2023, “ne kemi mbrojtur me vendosmëri interesat tona kombëtare, lirinë dhe sigurinë tonë, vlerat tona“, tha Putin në fjalimin e lëshuar së pari në Lindjen e Largët Ruse duke pasur parasysh diferencën kohore me Moskën. Presidenti siguroi se Rusia, e cila po përjeton “një fazë historike, do të jetë edhe më e fortë” vitin e ardhshëm.

SHKARKO APP