Putin “jo më” për President? Lideri rus deklaron se…

“Presidenti rus, Vladimir Putin tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial”. Lajmi i agjencisë së lajmeve Ruse “TASS”, ka shkaktuar zhurmë në media, e sidomos tek vendet që nuk kanë raporte të mira me Rusinë.

Por çfarë shkruan “TASS”? Agjencia citon deklaratën e vetë liderit rus, në të cilën Putin ka thënë se: “Unë nuk e kam vendosur ende nëse duhet do të vazhdoj punën time në këtë kapacitet, do të shoh: zgjedhjet do të zhvillohen në vitin 2018. Ka ende kohë përpara garës zgjedhore, do të shohim”, tha Putin.

Kreu i shtetit tha se “do të duhet ta bëj këtë dikur”, domethënë të heq dorë nga Presidenca. “Kushtetuta përcakton kushte të kufizuara në detyrën e presidentit”,-theksoi ai. Putin “pa doreza”, tha se nuk do të ndryshojë Kushtetutën për zgjedhjet e kreut të shtetit, aq sa theksoi se mundësitë i ka pasur por nuk i përdori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam pasur një mundësi [për të ndryshuar Kushtetutën] dhe kam biseduar për ndryshimin e saj në kohën e duhur. Nuk e kam bërë këtë dhe nuk do ta bëj këtë në të ardhmen”, tha presidenti në Programin “Një bisedë serioze me Vladimir Putinin”, duke iu referuar artikullit kushtetues për mandatin presidencial.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar kushtetutës ruse, i njëjti person nuk mund të shërbejë si president më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Putin u zgjodh president i Rusisë në vitin 2012. Para kësaj, ai ishte president nga viti 2000 deri në vitin 2008.

Pritet që ky qëndrim i Putinit, jo vetëm do ndryshojë situatat politike dhe tensionet por do ndikojë në marrëdhëniet ekonomike si edhe në atë me aleatët mbi fuqinë që Rusia ka.

Burimi: TASS/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?