Putin: Kievi për ne është një rrezik, të braktisë idenë e NATO-s

Pasi parlamenti dha dritën jeshile për dërgimin e trupave jashë Rusisë, presidenti Valdimir Putin tha për popullin e tij, se pozicioni ndaj Kievit mbetet i fortë. Ukraina tashmë shihet nga Kremlini si një rrezik për sigurinë e saj.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Kievi të refuzonte vetë NATO-n, dhe të shpallej neutral”, deklaroi Putin, i cili shtoi se mundësia e armëve bërthamore taktike në territorin ukrainas do të ishte e papranueshme dhe një rrezik strategjik për Moskën.

Presidenti Putin zyrtarizoi diçka që u bë e qartë nga momenti i njohjes së dy republikave ruse, të Luhanskut dhe Donjetskut, përfundimin e çdo iluzioni për rifillimin e dialogut diplomatik mbi marrëveshjen e Minskut, që si pikë kryesore kishte pikërisht shndërrimin e dy republikave në entitete autonome, po brenda territorit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?