Putin kritikon Nobelin që nuk i dha Çmimin për Paqen, Trump e falënderon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar komitetin që diskutoi Çmimin Nobel për Paqen, pasi ky çmim nuk iu dha Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Putin pohon se ky çmim e ka humbur besueshmërinë, pasi sipas tij, i është dhënë njerëzve që nuk kanë bërë asgjë për botën.

“Ky çmim ka humbur besueshmërinë. Komiteti diskutoi çmimin për njerëz që nuk kanë bërë asgjë për botën”, tha mes të tjerash Putin. “Ai zgjidh probleme komplekse, kriza që zgjasin me dekada”, tha më tej Presidenti Putin, duke iu referuar Presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Trump e ka falënderuar Presidentin Putin për deklaratat e tij. “Faleminderit Presidentit Putin!”, shkroi Trump në rrjetet sociale

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?