Putin-Macronit: Demilitarizimi i Ukrainës do të realizohet
Presidenti rus Vladimir Putin, në një telefonatë me homologun francez Emmanuel Macron, i ka thënë që Rusia do t’i arrijë objektivat që i ka vënë vetes gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, që janë demilitarizimi dhe statusi neutral i këtij vendi. Kremlini thekson se këtë deklaratë Putin e ka bërë gjatë bisedës me Macron në telefon këtë të enjte, që zgjati rreth 90 minuta.
Pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë:
1-Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”.
2-Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj.
3-Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Repuvlika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht.