Putin: Mbi 134 mijë rekrutë të tjerë në ushtrinë ruse

Lufta në Ukrainë vijon, dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar 134 mijë rekrutë të tjerë që t’i bashkohen ushtrisë së tij.

Ky dekret i liderit rus vjen pas 5 javësh lufte në Ukrainë dhe hasje në një rezistencë e cila për ekspertët ka qenë e paparashikuar nga Moska, duke sjell edhe mijëra viktima në radhët e ushtrisë ruse.

Ministri rus i mbrojtjes u shpreh se faza e parë e luftës në Ukrainë është mbyllur dhe ata do të përqendroheshin vetëm në rajonin e Donbasit, ndërsa për të ushtria ka nisur tërheqjen nga Kievi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?