Putin merr mandatin e pestë në Rusi me 87.3% të votave, do të arrijë edhe Stalinin
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat të pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar.
Putin ka marrë 87.32% të votave ndërsa në zgjedhje sipas Kremlinit kanë marrë pjesë mbi 70% e popullsisë. Putin me këtë mandat do të arrijë Stalinin në pushtet në krye të Kremlinit.
Ky i fundit ishte në krye të Bashkimit Sovjetik për 31 vite, prej 1922-shit deri në momentin kur ndërroi jetë në vitin 1953. Ndërsa Putin u zgjodh fillimisht në krye të Rusisë në vitin 2000 si kryeministër, ndërsa më pas udhëhoqi si president prej vitit 2008.
Me këtë mandat të pestë ai do të arrijë 30 vite në krye të shtetit rus duke e barazuar me Stalinin, që udhëhoqi si diktator Bashkimin Sovjetik.