Putin merr nga homologu turkmen një qen dhuratë
“Ne kemi një mik të përbashkët. Ky është qeni më unik i botës dhe sot solla këtë alabai të vogël”, tha presidenti Kurbanguly Berdymukhamedov para bisedimeve me homologun rus, Vladimir Putin. Presidenti i Turkmenistanit i dërgoi kreut të shtetit rus qenin e racës së veçantë, teksa e nxori nga kafazi në ambientet zyrtare të presidentit Putin. Qenushi eci i qetë dhe pa ndonjë kuriozitet të veçantë, ndërsa ndodhej midis dy krerë shtetesh. Ky është qeni i tretë që Putin mban. Putin, i cili celebroi 65 vjetorin e lindjes më 7 tetor, mori qenin i quajtur Verny që në rusisht do të thotë “besnik” dhe e puthi atë në ballë. Alabai është një nga llojet e qenve të barinjve në Azinë Qendrore. Qenushi i vogël duket se është fatlum për shkak se do të jetojë në kushte të mira. Qeni është i shënuar zyrtarisht si pjesë e trashëgimisë kombëtare të Turkmenistanit. Qeni njihet për fortësinë e tij dhe i patrembur ndaj ujqërve dhe kafshëve të tjera të egra. Berdymukhamedov, një ish-dentist i zjarrtë, pasionet e të cilit variojnë nga makinat sportive tek kuajt veçantë të vendit të tij, gëzon një kult personaliteti dhe fuqi autokratike në kombin e tij të shkretëtirës, i cili ulet në rezervat e katërta më të mëdha të gazit natyror në botë. Dy krerët e shteteve diskutuan për rifillimin e eksporteve të gazit natyror drejt Rusisë, të ndërprera vitin e shkuar për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin, shkruan Reuters. Kina, me oreksin e saj në rritje për energji, tani është tregu kryesor për gazin turkmen.

KOHA JONË SONDAZH

