Putin nënshkruan dekretin për ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë të premte ka nënshkruar dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale.

Dekreti hyn në fuqi të shtunën më 4 korrik.

Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe, në përputhje me këtë vendim, unë kam nënshkruar një dekret për publikimin zyrtar të kushtetutës me ndryshime“, tha Putin.

Nënshkrimi i këtij dekreti është bërë vetëm disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi shpalli rezultatet përfundimtare të referendumit për ndryshimet kushtetuese, të mbajtur nga data 25 qershor deri më 1 korrik.

Sipas rezultateve, gati 78 për qind e pjesëmarrësve në votime e kanë miratuar paketën e mbi 200 ndryshimeve kushtetuese.

Kremlini e cilësoi atë si “referendum triumfues ndaj besimit te presidenti Vladmir Putin”.

SHKARKO APP