Putin: Nesër nënshkruhet marrëveshja për aneksimin e territoreve të Ukrainës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të traktateve për aneksimin e territoreve të reja të Rusisë.

Ceremonia do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale në Kremlin, ku pjesë e saj pritet të jetë edhe kreu i shtetit Vladimir Putin.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Nga ana e saj SHBA ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të referendumeve dhe vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë një raund të tetë masash.

Gjithashtu Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se qytetarët në rajonet e pushtuara të Ukrainës ishin marrë nga shtëpitë dhe vendet e tyre të punës me dhunë, por edhe në kërcënimin e armës.

“Kjo është e kundërta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe kjo është e kundërta e paqes, është një paqe e diktuar,” tha ajo.

SHKARKO APP