Putin një takim jashtë Rusisë që pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe zgjedh një vend në NATO

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë një takim zyrtar jashtë vendit. Ndalesa e tij është parashikuar që të jetë Turqia, pas një ftese nga presidenti Tajip Erdogan. Lajmi është konfirmuar nga Interfax, duke cituar një zyrtar të Kremlinit

Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai urdhëroi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022. Putin ka udhëtuar pak jashtë Rusisë që nga fillimi i pushtimeve.

“Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi folur për data specifike”, tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov , sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

SHKARKO APP