“Putin nuk ka frikë nga Navalny” – Kremlini gjithsesi do të bllokojë protestat e planifikuara të opozitës
Vladimir Putin nuk ka frikë nga Alexei Navalny, ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, por autoritetet e Moskës ende duket se do të bllokojnë protestat e planifikuara të së Shtunës në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Navalny “nuk ka asnjë lidhje me presidentin rus dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shoqërohet me presidentin”, tha Dmitri Peskov, kur u pyet nëse Putini e shikonte Navalny si një rival.
Navalny u arrestua të Dielën në aeroportin Sheremetyevo të Moskës gjatë kthimit të tij nga trajtimi jashtë vendit pas një përpjekjeje të dyshuar për helmim nga agjencia spiune e Rusisë FSB.
Një gjykatës urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim për 30 ditë derisa të bëhej një rishikim i lirimit me kusht që mund ta burgoste për vite, duke bërë që kritiku i Kremlinit të thërriste për një protestë masive këtë të Shtunë.
SCAN