Putin premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Moska është e gatshme t’i sigurojë Indisë furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, në vizitën e tij të parë në katër vite në Indi, sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka shtuar trysninë ndaj Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse. Pas bisedimeve me kryeministrin Narendra Modi, Putin tha gjithashtu se ishte firmosur një sërë marrëveshjesh që synojnë fuqizimin e bashkëpunimit indiano-rus.

“Siç e patë, një sërë marrëveshjesh të rëndësishme mes dy qeverive, agjencive dhe korporatave u nënshkruan sot. Shumë prej tyre synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Indisë. Partneriteti energjetik po zhvillohet me sukses. Rusia është një partner i besueshëm i resurseve energjetike dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të sigurojmë furnizime të pandërprera me karburant për ekonominë indiane”, tha Putin.

Nga ana e tij, kryeministri Modi tha se forcimi i lidhjeve me Rusinë ishte prioritet për vendin e tij dhe se siguria energjetike ka qenë një shtyllë e fortë dhe e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai njoftoi hapjen e dy konsullatave të tjera indiane në Rusi dhe shtoi se një skemë e re vizash 30-ditore do të jetë së shpejti e disponueshme për turistët rusë në Indi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?