Putin qeras me akullore delegacionin qeveritar, përveç zv/kryeministrit
Gjatë një vizite në Zhukovsky, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka argëtuar me akullore një delegacion qeveritar dhe krerë të industrive të prodhimit të avionëve. Ai u ka blerë atyre akullore të prodhuara në vend. Vetë Putin mori një akullore klasike me vanilje, ndërsa në fund pagoi 1 000 rubla, ose 17 dollarë. Duke shikuar nga të gjithë të pranishmit, Putin pyeti: Shikoni, a janë të mjaftueshme? Më pas, ai tha: Unë e rekomandoj akulloren! Ministri i Transportit Maxim Sokolov zgjodhi të njëjtën krem akullore si Presidenti, por zëvendës kryeministri Dmitry Rogozin nuk pranoi të merrte një akullore, duke deklaruar se është me dietë për të rënë në peshë.

KOHA JONË SONDAZH

