Putin ringjall planin e stimulimit – Qeveria ruse tërheq 25 miliardë dollarë nga bankat gjatë muaji dhjetor
Ministria e financave ruse tërhoqi 25 miliardë dollarë nga dy bankat kryesore të Rusisë në dhjetor, pasi shpenzimet shtetërore u rritën në kuadër të programit të stimulimit të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin, shkruan Reuters.
Në maj të vitit 2018, menjëherë pas rizgjedhjes së tij, Putin njoftoi një plan shpenzimesh prej 400 miliardë dollarësh për sektorët përfshirë infrastrukturën, strehimin dhe shëndetësinë, projektuar për të ngritur ekonominë në pesë më të mirat në botë deri në vitin 2024.
Por projekti hasi ngërç të madh si pasojë e fromaliteteve administrative, dhe muajin e kaluar Putin emëroi një qeveri dhe kryeministër të ri për t’u përqendruar në realizimin e qëllimeve strategjike.
Sberbank, banka më e madhe ruse dhe VTB e renditur e dyta përkatësisht panë 868 miliardë dollarë dhe 684 miliardë dollarë dalje të fondeve të ministrisë së financave në dhjetor, gati dyfishi i shumës së tërhequr për po të njëjtën periudhë të vitit 2018, treguan raportet e bankave.
Në të njëjtën kohë, shpenzimet buxhetore u rritën në 3.3 trilionë rubla nga 1.4 trilionë në nëntor, sipas të dhënave të ministrisë së financave.
Sberbank deklaroi se fluksi i kësaj daljeje është nxitur nga një rritje e shpenzimeve shtetërore dhe se nuk ka nevojë të zëvendësohen fondet pasi “shpenzimet publike merren në llogaritë e njësive të financuara nga shteti dhe mbeten në llogaritë e bankave”. VTB tha për Reuters se rrjedhja e dhjetorit ishte e një natyre “tradicionale” përpara fundit të vitit. (Reuters)
/ SCAN