Putin: Rusia gati të negociojë, por Ukraina refuzon. Kievi: Është Moska që nuk dëshiron

Rusia është gati që të negociojë me të gjitha palët që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur presidenti rus Vladimir Putin ndërsa akuzoi Kievin dhe aleatët e tij perëndimor se po refuzojnë që të negociojnë.

Nuk ka vonuar reagimi ukrainas ndaj deklarata të Presidentit rus Vladimir Putin gjatë një interviste të sotme, në të cilën presidenti rus pohoi se vullneti i tij për të negociuar po refuzohet nga Perëndimi.

“Putini duhet të kthehet në realitet: Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiquni të shmangni çdo përgjegjësi”, shkroi në Twitter Mikhaylo Podoloyak, këshilltar i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

SHKARKO APP