Putin: Shkatërrimi i plotë i armëve kimike në Rusi është “ngjarje historike”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka quajtur shkatërrimin e municioneve të fundit kimike në vend si një “ngjarje historike”. Kilogrami i fundit i grumbullimit të agjentëve  kimike  prej 40,000 tonë ton, e cila u përfshi në dy predha artilerie, u shkatërrua të mërkurën në objektin e Kizner në Udmurtia.

Duke marrë pjesë në këtë ngjarje nëpërmjet nje video lidhje, Putin tha se është “një hap i madh drejt një bote më të balancuar dhe më të sigurtë, duke theksuar se Rusia kishte mbajtur rezervat më të mëdha kimike në botë. Putin gjithashtu tha se Rusia po punonte ngushtë me partnerët për të shpëtuar njerëzimin nga kërcënimi i përdorimit dhe përhapjes së armëve kimike.

“Në këtë drejtim, do të doja të kujtoja rolin kyç të vendit tonë në zgjidhjen e problemit të armëve kimike në Siri”, tha ai, raporto sputnik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti theksoi se Moska është duke përmbushur të gjitha detyrimet e tij sipas traktateve të mospërhapjes dhe pret që vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të ndjekë hapat e Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Siç dihet, Rusia ishte mbajtësi më i madh dhe poseduesi i armëve kimike dhe deri tani Shtetet e Bashkuara, të cilat për fat të keq nuk i përmbushin obligimet e tyre në kohën e shkatërrimit të armëve kimike, tashmë e kanë shtyrë tri herë  me pretekst e mungesës së fondeve, që tingëllon shumë e çuditshme, “vuri në dukje ai.

Eliminimi i materialeve kimike është kryer në bazë të Konventës së Armëve Kimike (CWC), një traktat për kontrollin e armëve që ndalon prodhimin, grumbullimin dhe përdorimin e armëve kimike. Traktati, i cili hyri në fuqi në vitin 1997, është nënshkruar nga 192 shtete që nga prilli i vitit 2016.

Rusia u bashkua me KWC-në në vitin 1997 dhe fillimisht pritet të shkatërrojë rezervat e armëve kimike deri në 31 dhjetor 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?