Putin: Situata në Rusi nga Covid-19 po përkeqësohet
Udhëheqësit botërorë kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit, dhe Vladimir Putin nuk bën përjashtim. Të hënën e 13 prillit, presidenti rus mbajti një videokonferencë nga rezidenca e tij zyrtare jashtë Moskës me disa prej zyrtarëve që udhëheqin përpjekjet e qeverisë për të luftuar koronavirusin, shkruan CNN.
Ishte një takim jashtëzakonisht i çuditshëm. Më pak se një muaj më parë, Putini kishte rrezatuar besim në lidhje me reagimin e qeverisë së tij ndaj një krize në rritje globale, duke siguruar qytetarët e tij se situata ishte “nën kontroll” falë masave të ndërhyrjes së hershme. Disa javë më vonë, Putini luajti rolin e një shpëtuesi ndërkombëtar, duke dërguar një aeroplan të rezervave mjekësore në aeroportin John F. Kennedy të New York-ut.
Por situatat mund të ndryshojnë shumë shpejt në kohën e koronavirusit. Në videokonferencën e tij të së hënës, Putini tha se situata në Rusi nga Covid-19 po përkeqësohej.
“Kemi shumë probleme dhe sipas specialistëve, ne ende nuk e kemi kaluar akoma pikun e epidemisë”, tha Putin.
Çfarë po ndodh në Rusi? Linja e trendit flet vetë. Ndërsa Rusia ka relativisht pak raste krahasuar me Shtetet e Bashkuara ose vendet më të goditura evropiane, numri i rasteve të konfirmuara është rritur në ditët e fundit. Të hënën, Rusia raportoi një rritje rekord të rasteve në një ditë, me 2,558 të konfirmuar gjatë 24 orëve të mëparshme.
Ndërsa të martën e 14 prillit, Rusia arriti një rekord të ri: 2,774 raste të konfirmuara.