Putin takim me princin e Arabisë Saudite – Diskutohet e ardhmja e OPEC+ dhe përdorimi i vaksinës ruse

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kanë zhvilluar një takim ku temat kryesore kanë qenë tregjet e energjisë dhe zbatimin e marrëveshjeve nga grupi i prodhuesve të naftës të njohur si OPEC +, tha Kremlini në një deklaratë të Shtunën.

“Të dy palët kanë përsëritur gatishmërinë e tyre për të vazhduar koordinimin e ngushtë në këtë fushë në mënyrë që të ruajnë stabilitetin në tregun global të energjisë,” tha ajo.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në luftimin e përhapjes së infeksioneve të koronavirusit dhe perspektivën e përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V në Arabinë Saudite.

Ky takim vjen pas një periudhe krize shumë vendimtare për aleancën e OPEC+, që gjatë pandemisë u detyrua të bënte shkurtimin më të madh të prodhimit të naftës në histori, me çmimet që binin deri në vlera negative në tregjet financiare.

Por, arritja e marrëveshjes mes vendeve kryesore ku ndër to Arabia Saudite dhe Rusia solli rezultate të frytshme për mbijetesën e aleancës.

SHKARKO APP