“Putin të iki nga pushteti”, Shtëpia e Bardhë sqaron deklaratën e Biden

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”,- tha presidenti i SHBA-së Joe Biden për homologun rus, Vladimir Putin. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Shtëpisë së Bardhë, ku tha se kjo nuk ishte një thirrje për ndryshim regjimi.

“Qëndrimi i Presidentit ishte se Vladimir Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi apo ndryshimin e regjimit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë dhe më herët se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre. Edhe Kremlini zyrtar reagoi për këtë deklaratë të presidentit amerikan, shumë pranë kufirit ukrainas, duke thënë se drejtuesit në Rusi nuk i zgjedh Biden, por populli rus.

SHKARKO APP