Putin tërhiqet? Rusia: Duam ta mbyllim sa më parë “operacionin special”

A do të kemi një përfundim të luftës? Gjenerali Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, tha sot se Rusia ka synim ta përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur “operacionin e saj special” në Ukrainë.

Gjenerali rus nuk ka dhënë detaje të tjera mbi deklaratën e tij. Ndërkohë, këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë, gjatë vizitës në Moskë, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin.

Lavrov i tha shefit të OKB-së se Rusia dëshiron zgjidhje diplomatike, por Ukraina sipas tij nuk është e interesuar për negociatat.

SHKARKO APP