Putin thotë se mbështet Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, Shtëpia e Bardhë: I bëjmë thirrje mos të ndërhyjë

Shtëpia e Bardhë i bën thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të mos ndërhyjë më në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi ai shprehu mbështetjen e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

“Të vetmit njerëz që pritet të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara janë populli amerikan dhe ne do ta vlerësonim shumë nëse zoti Putin do të ndalonte së foluri për zgjedhjet tona dhe do të ndalonte ndërhyrjen”,-tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok të enjten, Putini tha se Moska parapëlqen që Harris t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit në SHBA. “I parapëlqyeri ynë ishte [Joe] Bideni. Ai është tërhequr nga gara, por ai rekomandoi të mbështetet Harrisi. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do ta mbështesim atë”, tha Putini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?