Putin u bën thirrje zyrtarëve rusë të përgatiten për të luftuar Covid-19
Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë ministrave të kabinetit dhe krerëve rajonalë që të përgatiten për të luftuar koronavirusin.
“Tani për tani ne duhet të përgatitemi për të luftuar për jetën e secilit individ në çdo rajon”, tha Putin.
Sidoqoftë, kritikët kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e shifrave, duke thënë se numri i numrave aktual mund të jetë shumë më i lartë.
Ndër masat që ka publikuar Putini, gjatë fjalimit të tij, ishte edhe pagesa shtesë për personelin mjekësor.
Për këtë janë planifikuar 133 milionë dollarë që do të shpërndahen në gjitha rajonet administrative.
Putini gjithashtu tha se e ka kuptuar sa e vështirë është të “mbetesh brenda katër mureve gjithë kohës”.
“Por nuk ka zgjidhje”, u tha ai shefave të rajoneve të Rusisë, të cilat janë kryesisht nën një bllokim të rreptë.
Deri më tani në Rusi janë shënuar 63 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 8,672 persona.