Putin: Ukraina është e jona, Kievi të pranojë realitetin në fushën e betejës

Presidenti Vladimir Putin, tha të premten se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës, por që Kievi të njohë realitetin e krijuar në fushëbetejë. Duke folur në një forum ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin deklaroi: “Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne po këmbëngulim në njohjen e realitetit që është zhvilluar në terren”.

Udhëheqësi rus tha se rusët dhe ukrainasit janë një popull, “dhe në këtë kuptim e gjithë Ukraina është e jona”, dhe shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Rusia të marrë nën kontroll qytetin ukrainas të Sumit. Putin theksoi se Rusia kurrë nuk e kishte vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për sovranitet, por kujtoi se kur Ukraina shpalli pavarësinë në vitin 1991, e bëri këtë si një “shtet neutral”.

Putin, i cili thotë se Rusia po lufton në Ukrainë për të mbrojtur sigurinë e saj, po përgjigjej ndaj një pyetjeje mbi qëllimet e luftës së Rusisë. “Kemi një shprehje, ose një parabolë”, tha Putin. “Aty ku shkel këmba e ushtarit rus, ajo tokë është e jona”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kievi dhe aleatët perëndimorë të tij i kanë hedhur poshtë pretendimet e Moskës për katër rajone ukrainase dhe për Krimenë si të paligjshme, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka refuzuar vazhdimisht idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?