Putin urdhëron armëpushim 36-orësh në Ukrainë
Bota E Enjte, 5 Janar 2023 17:14
Pas më shumë se 11 muajsh luftë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e tij për armëpushim 36-orësh në Ukrainë. Putin ka udhëzuar ministrin rus të Mbrojtjes që të pezullojë çdo sulm gjatë Krishtlindjeve Ortodokse. Ky armëpushim do të zbatohet nga mesdita e 6 Janarit deri në mesnatën e 7 janarit. Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6 deri në 7 janar.