Putin urdhëron armëpushim 36-orësh, Ukraina: Është një hipokrizi

Pas më shumë se 11 muajsh luftë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e tij për armëpushim 36-orësh në Ukrainë. Por që Ukraina e cilëson një hipokrizi. Reagimi erdhi nga këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili komentoi në këtë mënyrë vendimin e kreut të Kremlinit.

Mediat ruse raportuan se Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë për të lejuar njerëzit të festojnë Krishtlindjen Ortodokse.

Lideri i Kremlinit i bëri thirrje Kievit që të respektojë armëpushimin, i cili pritet të zgjasë 36 orë, nga ora 12:00 e 6 janarit, deri në mesnatën e 7 janarit.

“Kam marrë parasysh apelin e patriarkut Kirill dhe se në zonat e luftës jetojnë një numër i madh qytetarësh ortodoksë. Ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushimin”, tha Putin.

SHKARKO APP