Putin “zbulon” planet e SHBA-së: Sulm ajror në Siri, fajtor Assadi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar në mënyrë sensacionale se ai ka informacione se Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar sulme ajrore në Siri dhe do të fajësojnë Bashar al-Assad.

Udhëheqësi rus tha se nuk do të tolerojë kritikat perëndimore për rolin e tij në Siri, ku kombet lëshuan sot paralajmërimin mbi mbështetjen e tij ndaj Assadit.

Putin u shpreh se informatorë të Moskës treguan se SHBA-ja është duke u përgatitur për sulme në rrethinat jugore të Damaskut dhe se Amerika do të përpiqet të tregojnë me gisht përgjegjësinë tek qeveria siriane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky reagim vjen pasi Boris Johnson bëri thirrje për sanksione kundër Sirisë në shënjestër dhe ndaj diplomatëve rusë që Assad është rrëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, Sekretarja amerikane e Shtetit Rex Tillerson tha se Putini shpreson për një pozicion të përbashkët në G7 kundër Assadit dhe pritet mbështetje nga aleatët e Lindjes së Mesme në prag të sulmit me gaz kimik që vrau 87 persona një javë më parë.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?