Putin zbulon vaksinën që mori kundër Covid-19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më së fund ka treguar se çfarë vaksine mori kundër Covid-19. Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ka marrë vaksinën ruse Sputnik V.

68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët.

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, ku disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve.

SHKARKO APP