Putin zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u zhyt në një liqen të ngrirë për festën tradicionale të Epifanisë. Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse. Putin hyri në akull në liqenin Seliger, në veri të Moskës. Ai eci deri tek uji i ngrirë me një pallto të trashë leshi dhe pyeti nëse gazetarët e mbledhur nëse ndjenin të ftohtë. Më pas u zhvesh dhe u zhyt në ujin e bekuar nga kleri rus.

Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit. Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, rreth 6 ose 7 gradë Celsius nën zero. Putin njihet për pasionet e tij në natyrë.  ©LAPSI.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?