Putini po planifikon një mega-ofensivë me 30 mijë ushtarët e Kim Jong-un

Plani i ri megaloman i Shtabit të Përgjithshëm rus!

Sipas blogerëve rusë, ky plan synon që të vihet nën kontroll një pjesë e madhe e Ukrainës brenda këtij viti, duke i ndërprerë Ukrainës qasjen në Detin e Zi. Por edhe vetë blogerët pro luftës të Putinit kanë dyshime për suksesin e këtij super-operacioni.

Sipas kanalit privat në Telegram “Razvedchik” (“Zbuluesi”), Shtabi i Përgjithshëm rus i ka paraqitur Vladimir Putinit një plan për një ofensivë që do të nisë “në gjysmën e dytë të verës” së vitit 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kanali i blogerit nacionalist Maksim Kalashnikov raporton, duke iu referuar burimeve të supozuara në udhëheqjen ushtarake ruse: “Propozohet që ushtria të lirohet nga detyrat e mbrojtjes kufitare, pasi 30.000 ushtarë të Koresë së Veriut të trajnuar për këtë, do t’i zëvendësojnë ata”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un kishte informuar zyrtarisht rreth një javë më parë rreth dërgimit të 30.000 ushtarëve të tjerë për mbrojtjen e Rusisë.

Sipas blogerit rus, “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm e ka informuar personalisht presidentin (Putinin) për gatishmërinë për një fazë të gjerë të operacionit gjatë muajve në vijim, me zgjerim përtej territoreve të reja (Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson)”.

Ushtria ruse i ka propozuar Putinit që “me një depërtim të thellë në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk deri në fund të verës të krijohet një zonë tampon” për të mbrojtur rajonet e aneksuara në lindje dhe jug të Ukrainës nga kundërsulmet.

“Dokumenti përfshin edhe plane për të arritur në Odesa,” raporton Kalashnikov duke iu referuar burimeve të tij.

Dhe: Koha për realizimin e operacionit është e kufizuar, shkruan blogeri rus. Ai shton: “Shtabi i Përgjithshëm i propozon presidentit të zgjerojë zonën e kontrollit sa më shumë që të jetë e mundur përpara se të fillojnë shirat e vjeshtës, pasi rrugët e mbuluara me baltë do ta vështirësonin përdorimin e pajisjeve ushtarake dhe do ta detyronin palët të kalonin në një luftë pozicionesh”.

Por: Maxim Kalashnikov, i cili së bashku me ish-agjentin e FSB-së të burgosur nga Putini, Igor Girkin, ka themeluar “Klubin e patriotëve të zemëruar”, shprehet shumë skeptik nëse një operacion i tillë mund të ketë sukses.

Ai shkruan: “Edhe nëse 30.000 koreanë të veriut zëvendësojnë rojet tona kufitare, një ofensivë e madhe (duke përfshirë kalimin e Dnipros!) nuk do të funksionojë. Çështja e paralizimit të prapavijës së forcave të armatosura të Ukrainës përmes një operacioni ajror nuk është zgjidhur.”

Përfundimi i tij: “Epërsia jonë numerike nuk e zgjidh problemin. Ne nuk e kemi rregulluar forcat tona ajrore dhe për këtë arsye nuk arrijmë të izolojmë zonat lokale të luftimeve.”

BILD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?