Putini “sfidon” ndërkombëtarët, viziton për herë të parë Mariupolin

Mariupol, një qytet i rëndësishëm strategjik i vendosur në rajonin e Donetskut dhe pranë detit Azov, ishte vendi i disa prej luftimeve më të ashpra në pjesën e hershme të luftës.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse, të cilat e përshkruan atë si “udhëtim pune” në qytetin port të aneksuar nga Rusia në shtator të vitit të kaluar.

Reuters shkruan se vizita “surprizë” e Putinit në Mariupol është udhëtimi i parë i liderit rus në territoret e pushtuara nga Rusia të rajonit të Donbasit të Ukrainës që nga fillimi i konfliktit.

Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët.

SHKARKO APP