Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur në telefon me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Kështu Kremlini thotë se Putin “konfirmoi qëndrimin e tij parimor në favor të çtensionimit sa më të shpejtë të konfliktit dhe zgjidhjes së tij me mjete politike”.
Trump dhe Putin diskutuan së bashku situatën e luftës në Iran dhe perspektivat për paqe në Ukrainë, vetëm disa orë pasi shefi i Kremlinit paralajmëroi se një krizë globale energjetike kërcënonte ekonominë botërore.
Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkaktoi rritjen më të madhe të çmimeve të naftës që nga trazirat pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa prodhuesit e Gjirit e ulin prodhimin pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
KOHA JONË SONDAZH

