Putini ‘zhduket’ në detin e Zi (FOTO)
Vladimir Putin sot është ‘zhdukur’ në det. Por jo në mënyrë siç e kanë pritur shumë njerëz në botë e sidomos Perindimorët dhe ukrainasit.Ai ka bërë një shëtitje me një mini-nëndetëse në Detin e Zi për të inspektuar një anije të lashtë.
Të martën, presidenti rus ka hulumtuar mbetjet e një anije tregtare bizantine që daton në shekullin e 10-të.
Koka e tij mund të shihet nga struktura kube qelqi e anijës zhytëse para se ai të fundoset në thellësinë prej 83m nën ujë në brigjet e gadishullit të Krimesë të cilën Rusia e ka marr nga Ukraina vitin e kaluar./TetovaSot/