Pyeti Presidentin Putin, gazetarja shkarkohet nga puna në mënyrë misterioze

Një gazetare e cila pyeti Presidentin Vladimir Putin mbi problemet që ka shkaktuar ngrohja globale në rajonin e Siberisë është shkarkuar nga puna në televizionin kombëtar TV channel.

Putin mori pjesë në një konferencë në 19 dhjetor ku gazetarja Alisa Yarovskaya mori mikrofonin dhe iu drejtua Presidentit.

Ajo shrpehu shqetësimet e zonës së Yamal në Siberi ku akullnajat po shkrijnë duke dëmtuar kështu dhe infrastrukturën e qytetit.

Alisa gjithashtu zbuloi se projekti për ndërtimin e një ure që do të lidhë qytetet e Salekhard dhe Labytnangi është ndërprerë.

Këto pyetje duket se kanë vënë në siklet jo vetëm Putin por edhe gazetarët dhe të ftuarit e tjerë në këtë konferencë.

Ky i fundit iu përgjigj se qeveria është në dijeni të problemit dhe po punojnë për zgjidhjen e tij.

Pasi u largua nga puna Yarovskaya deklaron se ajo dha vetë dorëheqje.

Por kjo histori ka hedhur dritë në rolin e vështirë të gazetarëve të hetojnë mbi qeveritarët.

SHKARKO APP