Qark i shkurtër në respirator, digjen 5 pacientë me COVID-19 në Rusi

Një zjarr në një spital të Shën Petersburg ka vrarë pesë pacientë me koronavirus në një njësi të terapisë intensive.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se zjarri filloi nga një qark i shkurtër në një respirator.

Zjarri tani është shuar dhe 150 njerëz janë evakuuar nga spitali, thanë autoritetet e vendit por nuk është e qartë se sa njerëz janë lënduar.

Të gjithë pacientët që vdiqën kishin qenë në terapi intensive me frymëmarrje të drejtuar.

Lajmet vijnë ndërsa vendi po fillon të lehtësojë kufizimet e bllokimit. Punëtorët e ndërtimeve, bujqësisë dhe fabrikës po rifillojnë punën e tyre.

Rusia ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën. Të hënën, ajo raportoi një rritje rekord ditore prej 11656 rastesh, duke e çuar numrin zyrtar në 221.344.

SHKARKO APP