Qatar Airways blen 49% të aksioneve të kompanisë italiane “Meridiana”
Qatar Airways njoftoi dje blerjen e 49% të aksioneve të AQA Holding, kompania mëmë e Meridiana Italy, duke shtuar kështu portofolin e saj të investimeve në linjat ajrore të huaja.
Meridiana është linja ajrore e dytë më e madhe në Itali pas “Alitalia”, dhe negociatat për blerjen e aksioneve të saj filluan zyrtarisht para më shumë se një viti.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qatar Airways Akbar Al Baker tha se ishte i kënaqur për të formalizuar këtë partneritet të rëndësishëm, i cili do të ndihmojë kompaninë Miradiana të rrisë konkurrencën në tregun evropian.
Ministri i Jashtëm Italian Angelino Alfano tha se marrëveshja ishte një pikë kthese për Meridianën dhe do të ndihmonte sektorin turistik të Italisë, veçanërisht jugun e vendit.
Ndërsa Ministri Italian i Transportit Graciano Delerio tha se marrëveshja do të siguronte vende pune për punëtorët në Meridiana dhe do të lejonte rritjen e vendeve të punës.
Deklarata e Qatar Airways theksoi se do të njoftojë një strategji të re dhe një shef ekzekutiv të ri për Miradoana “në kohën e duhur”, kurse Al Baker tha se Katari do të punojë me Miradanën për përmirësimin e kompanisë në Itali dhe për krijimin e destinacioneve të reja evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.
Qatar Airways ka gjithashtu një pjesë të të aksioneve në “International Airlines”, kompania mëmë e British Airways, dhe “Latam Airlines”, e cila operon në Amerikën e Jugut.
KOHA JONË SONDAZH

