Qëndrimi ”bombë” nga OKB, sulmet izraelite në Gaza po cilësohen si krime lufte

Bombardimi që Izraeli po bën në Gaza mund të përbëjnë krime lufte. Deklarata vjen nga Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

Në nisje sesionit të posaçëm të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i thirrur me kërkesë të shteteve myslimane, Bachelet tha se nuk kishte parë asnjë provë që ndërtesat civile në Gaza të goditura nga sulmet izraelite po përdoren për qëllime ushtarake.

”Nëse gjenden jo proporcionale, sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte”, i tha ajo forumit me 47 anëtarë të Gjenevës. Po ashtu ajo  nxiti pushtetarët islamikë të Hamasit në Gaza të përmbahen nga hedhja e raketave mbi Izraelin.

SHKARKO APP