Qeni i policisë kufitare shpëton tufën e deleve nga zjarri në Australi (Foto)
Një qen i policisë kufitare të Australisë ka fituar epitetin e “heroit”, kjo për faktin se ka arritur ta shpëtojë tufën e deleve që ishin mbyllur në një hangar nga pronari i tyre dhe po rrezikoheshin nga zjarri që po u afrohej.
Cath Hill nga Corryong në Victoria të Australisë, ka shpërndarë këtë rrëfim të qenit në rrjetet sociale ku tregon se si qeni i policisë kufitare ka shpëtuar delet nga zjarri
“Më lejoni t’ju prezantoj qenin Patsy që ka bërë një punë të mrekullueshme”, ka shkruar Hill.
Në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit 2019, derisa zjarri kishte kapluar Corryongun, qeni dhe vëllai i Hill kishin shpëtuar delet dhe i kishin dërguar në një zonë të sigurtë.