Qentë po trajnohen për të nuhatur Covid-19
Ata quhen “bio-detektorë” dhe pritet të përfundojnë trajnimin në mesin e shtatorit. Më pas do të vendosen në vendet ku përqendrimi i njerëzve është më i madh. Qentë e policisë në Kili janë duke u trajnuar për të nuhatur Covid-19 te njerëzit, me shpresën se kjo do të lehtësojnë rihapjen e hapësirave të ngarkuara publike, përfshirë qendrat, qendrat sportive, terminalet e autobusëve dhe aeroportet këtë vjeshtë.
Aktualisht, programi i trajnimit përfshin vetëm 3 Golden Retrievers dhe 1 Labrador, të cilët do njihen me një “erë” të re, atë të njerëzve të infektuar me koronavirus. Në këtë bashkëpunim bëjnë pjesë: policia kombëtare, epidemologë veterinarë dhe Universiteti Katolik i vendit.
Aktualisht, nuk ka asnjë provë ekzakte që thotë se qentë mund të nuhasin koronavriusin, ose të bëjnë një ndarje mes koronavirusit dhe një infeksioni tjetër, veçanërisht kur personat e i infektuar nuk kanë shfaqur ende simptoma. Në studimet e mëparshme, është vënë re se qentë mund të bëjnë dallimin mes njerëzve me sëmundje si malaria apo kancer dhe atyre pa ndonjë sëmundje. Koronavirusi, sigurisht nuk ka aromë, por studiuesit shpresojnë të gjejnë diçka të dallueshme në djersën e të sëmurve, e cila të jetë e dallueshme për qentë.
Si ndodh trajnimi?
“Një trup me Covid-19, gjeneron përbërje organike të paqëndrueshme. Ne marrim një mostër nga personi, në fazat e hershme të infeksionit. Një garzë mbahet për rreth 15 minuta poshtë krahut të individit. Kjo është mostra që ne ruajmë dhe përdorim për të trajnuar qentë. Qentë e përzgjedhur kanë vite që punojnë në zbulimin e drogës, eksplozivëve etj. Për ta, është thjesht si të mësojnë një aromë të re. Trajnimi mund të zgjasë nga 2 javë deri në 2 muaj. Qentë gjithashtu po mësohen që vetëm të ulen pranë personave të infektuar, mos të lehin dhe mos t’i prekin siç do të bënin në rast se do të nuhasnin drogë a diçka tjetër të jashtëligjshme”, thotë një prej punonjësve të policisë.
Dikush tjetër shprehet:
“Një qen mund të detektojë, brenda 1 ore, deri në 250 njerëz. Kështu, kur të fillojmë të hapim stadiumet, shkollat, bizneset apo restorantet, do të jetë esenciale që në këto ambiente me shumë njerëz, të kemi mundësi të shtojmë dhe qentë “bio-detektorë”.
Përpjekje të ngjashme kanë ndodhur dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku qenve u jepen maska fytyre dhe çorape najloni gjatë stërvitjes për të nuhatur Covid-19. Ata mendohet të vendosen në aeroporte, duke ndihmuar industrinë e trazuar të udhëtimit.
Burimi: CNN